12,01,2026

Matoshi: Nga leximet e filozofisë kam mesu me rezistu, heqja e kësaj lende shtyp rezistencën ndaj kalbëzimit

Must Read

Ky është postimi i tij në rrjetin social facebook:

Marrëzia e drejtuesve të shkollës kosovare

– Heqja e filozofisë nga shkolla e mesme bâhet me paramendim për me e shtypë çfarëdo rezistence ndaj kalbëzimit, të keqes, shthurjes…

Nxania e filozofisë në shkollë të mesme (s’muj pa e përmend profesor Ferat Hajzerajn) më kanë inspiru me luftu nji jetë njeriu për të vërtetën, kundër padrejtësisë dhe për të drejtën.

Që atohera jam përcaktu me e studju filozofinë (asokohe – 1982 – degët filozofi e socilogji ishin të fuzionueme!?).

Dhe nga leximet filozofike kam mësu me rezistu.

Në Kosovë, secila intencë për dije, për me mesu me rezistu “shtypet”, sepse, këtij sistemi politik dhe kësaj kaste politikanësh ekstraktiv (përfitues) u hyjnë në punë ‘analfabetët funksionalë”, pra për t’i kontrolluar masat, së këndejmi, për t’i qeverisur më lehtë.

”Shkolla gjithashtu duhet t’ua mundësojë qytetarëve që në bazë të kritereve racionale të refuzojnë çdo politikë arbitrare dhe të dhunshme dhe t’i kundërvihen asaj me idenë e drejtësisë.” (Patrice Canivez: “Të edukohet qytetari”; Fq.198.)

P.S.

Hartuesit e kurrikulave, MInistria e arsimit dhe personalisht Arsim Bajrami duhet me u kthjellue: Mos e prekni dijen!

Filozofia duhet me u mësue në shkollat e mesme!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img