22,12,2024

Policia reagon ndaj deklaratës së zëvendësministrit Mustafa

Must Read
 23 Shkurt 2017

Policia e Kosovës përmes  ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa duke insistuar në pastrimin e Policisë nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

“Arrestimi i 59 policëve nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës ( Departamentit për Hetime Speciale, department ky që tanimë është eleminuar nga organogrami i IPK-së) ishte lajm sa zhgënjyes, po aq edhe I mirëptitur. Ishte zhgënjyes , sepse qytetarët e Kosovës duan që ta kenë një polici të moralshme dhe të pakorruptuar, ndërsa u mirëprit , sepse qytetarët duan që të gjithë të korruptuarit të marrin dënimin e merituar”, kishte shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Është momenti i fundit që Policia e Kosovës të filloj një reflektim të brendshëm, sepse kjo I ndihmon parasegjithash vet policisë. Pastrimi i policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara është shërbimi më I madh që mund t`iu bëhet qytetarëve. Flitet se veprimet korruptive të policëve të arrestuar, për vite të tëra kanë qenë të njohura për qytetarët dhe vet kolegët e tyre. Prandaj, shtrohet pyetja se cfarë kanë ndërrmarrë shefat ( eprorët) e tyre për ti penguar këta ? Pra , këtu kemi edhe pjesëmarrje në krim të shefave të tyre, të cilët me mosveprim kanë lejuar korrupcionin. Mosveprimi I shefave ( eprorëve) ka bërë që policët e arrestuar të vazhdonin për periudhë të gjatë zhytjen në ujërat e korrupcionit”, kishte thënë tutje ai.

Më poshtë reagimi i Policisë:

Policia e Kosovës (PK) dhe menaxhmenti i sajë janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës. Krahas etikes së lartë, integritetit dhe vlerave që ka PK, ne në vazhdimësi jemi shquar për efikasitet edhe në trajtimin e rasteve kur pjestarë të PK janë dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm, e që fatmirësisht nuk kanë qenë në numër të madhë.

Struktura organizative e Policisë së Kosovës mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese moderne dhe menaxhert, komandantët dhe eprorët tjerë në strukturë përkujdesen për të gjitha qështjet organizative, duke përfshirë edhe përgjegjësinë dhe llogaridhënjen nga pozitat menaxheriale.

Referuar rastit të arrestimit të 59 zyrtarëve nga njësitet e trafikut rrugor vlerësojmë se janë raste të izoluara dhe në asnjë mënyrë nuk e zbehin imazhin e mirë të punës së PK-së në përgjithësi. Zyrtarët e arrestuar janë individ brenda organizatës dhe si të tillë trajtohen ligjërisht për përgjegjësinë e tyre, ndërsa sa i përket përgjegjësisë menaxheriale PK tashmë ka ndërrmarrë veprime konkrete deri në këtë fazë edhe në kuadër të përgjegjësive të stafit menaxhues në njësit ku zyrtarët policor kanë qenë të involvuar në aktivitete të kundërligjshme. Në arrestimin e këtyre zyrtarëve policor ka dhënë kontribut edhe vet PK-ja.

Sa i përket dyshimeve, hipotezave dhe gjasave të probabilitetit për një numër të madh të policëve të korruptuar, e inkurajojmë z. Mustafa që dyshimet e tija ti paraqes tek institucionet kompetente dhe e sigurojmë z. Mustafa edhe pse besojmë se e ka të qartë se PK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga shantazhet dhe tendenca për ndërhyrje në pavarësinë operacionale.

Lidhur me deklarimet e z. Mustafa për angazhimet e disa zyrtarëve policor në universitete publike e kolegje private, kjo qështje është e regulluar me procedura të veqanta dhe angazhimi i tyre në kolegje jashtë orarit të rregullt është i autorizuar dhe në përputhje me procedurat e PK, dhe në asnjë mënyrë angazhimi i zyrtarëve të PK-së me grada akademike nuk duhet përceptuar si ” sjellje nëpër kolegje” por si një vlerë shtesë jo vetëm për PK-në por edhe për institucionet arsimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img