03,07,2025

Vasili: Të ruajmë konsensusin e arritur për Reformën në Drejtësi

Must Read

“Mbledhja e Kryesisë u mbajt për të diskutuar në lidhje me Komisionet politike të LSI­së. Ne po përpiqemi të mbledhim ekspertët më të mirë për partinë. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur që të mbledhë rreth saj njerëzit më të mirë të shoqërisë, intelektualët dhe njerëzit e arsyeshëm”, tha Vasili për Ora News.

I pyetur për reformën në drejtësi, Vasili u shpreh se LSI është dakord për Vettingun.

“Vettingu ka pasur votën e plotë të LSI­së. Unë kam ngritur shqetësim për bordin e ONM­së. Lidhur me reformën, ne duhet të vazhdojmë të ruajmë qetësinë. Vettingu nuk është shpatë, por thjesht një verifikim e ne jemi dakord për këtë. Të ruajmë konsensusin e ndërtuar për reformën në drejtësi”, tha numri një i drejtësisë.

Duke folur për protestën e Partisë Demokratike, ministri i Drejtësisë tha se LSI mbështet çdo protestë paqësore.

“Ne e kemi ndjekur me kujdes protestën. Na vjen mirë që protesta është e qetë dhe jo e dhunshme. Ne mbështesim edhe deklaratat e diplomatëve ndërkombëtarë për protestën. Ne jemi një parti që duam konstruktivitet politik dhe mendojmë se opozita duhet të hyjë në parlament”, tha Vasili.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur dhe mbështet dialogun, qetësinë e jo dhunën apo atmosferën e dhunshme.

“Ne nuk na duhet polarizimi politik, por qetësia politike”, nënvizoi Vasili.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img