22,12,2025

Tragjikisht humb jetën 7 vjeçari

Must Read

Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ka humbur jetën një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale I.H.(m/sh/k 39 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin R.H. (m/sh/k 7 vjeç) i cili pëson lëndime serioze.
I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë ,ku nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë thuhet ne njoftimin e leshuar nga Policia

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img