22,12,2025

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP.nr.31/17 të datës 21.02.2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit D.K. i pandehuri dyshohet se me datë 20.02.2017, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjak, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.

Me këto veprime i pandehuri D.K. dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 20.02.2017, dhe do të zgjas deri më 19.03.2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img