21,12,2024

Gjoba të rrepta për ndotësit e mjedisit (Foto)

Must Read

Udhëzimi me gjobat e reja sipas Bajram Kadriut, zyrtar në MMPH, ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.

Gjobat me të cilat ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara janë nga 5 deri në 100 euro dhe ato do të nisin të shqiptohen pas 7 ditësh.

Këtë sipas Kadriut do ta bëjnë inspektorët e MMPH-së, të komunave si dhe Policia.

Shqiptimi i gjobave do të bëhet në vendin e ngjarjes dhe në rast se shkelësi i ligjit nuk paguan atëherë lënda shkon në gjykatë. Mirëpo, në këto raste gjoba pesëfishohet pavarësisht se sa është ajo.

Kadriu njëherësh ka kërkuar nga qytetarët respektim të ligjit, sepse nuk do të ketë falje për askënd.

Madje, sipas tij, do të gjobiten edhe ata që hulumtojnë nëpër kontejnerë.

Për vetëdijësimin e qytetarëve MMPH ka nisur shpërndarjen e fletushkave nëpër të gjitha qytetet e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img