22,12,2024

Minatorët ia dhanë goditjen më të madhe Millosheviqit

Must Read

Me manifestimin qendror “Java e Minatorëve”, që ka filluar të hënën, është shënuar 28-vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”, e cila pati dridhur themelet e ish-Jugosllavisë dhe e cila i kishte dhënë goditjen më të madhe regjimit të Milloshiviqit.

Greva e mbi 1300 minatorëve të “Trepçës”, e cila ishte shndërruar në rezistencë gjithëpopullore dhe demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta zhveshur Kosovën nga autonomia që kishte, si dhe ngjarjet e mëvonshme, kishin shënuar fillimin e zhbërjes së shtetit artificial të ish-Jugosllavisë.

Minatorët kishin hyrë në grevë për ta mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Shumë minatorë duke qenë gjithmonë në ballë të interesave të kombit nuk hezituan as t’i kapin armët dhe të rreshtohen pas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në luftën për çlirimin e vendit.

Një prej tyre, Muharrem Misini nga Prekazi, ndonëse në moshë të shtyrë rroku armët dhe ra heroikisht në fushën e nderit, shkruan “zeri”

Në shënim të kësaj date të rëndësishme, në Stan Tërg është mbajtur manifestimi qendror “Java e Minatorëve”, që filloi të hënën, në të cilin merrnin pjesë shumë ish-minatorë, ish-drejtues të “Trepçës”, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë./Zeri.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img