“Mik i nderuar Sami, e di që nuk e lexon këtë urim, por kjo nuk ma zbeh rrespektin për ty dhe luftën tuaj në rrethanat e vështira që ishte vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tej ai ka shtuar “ty dhe shokëve tjerë që dergjen nëpër burgje e që për mua do mbeteni luftëtarë lirie, ju siguroj që jeni ma të mëdhenj se ata që ju hoqen lirinë”.
Lushtaku sot ka mbushur 56 vjet.
Ai ndodhet në vuajtje të dënimit nën akuzën për krime luftë.