Pasi Besart Berisha sot gjatë ditës pranoi se do të jetë për ndeshjen me Islandën, Përfaqësuesja e Kosovës do të përforcohet edhe me tre emra të rinj.
Sipas asaj që raporton ‘Fansat e Futbollit Kosovar’ në Facebook, trajneri Albert Bunjaki gjatë një interviste të dhënë së fundi ka deklaruar se janë duke i kompletuar dokumentacionet edhe për tre lojtarë. Bëhet fjalë për Florent Hadergjonaj, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.
Për këtë dy të fundit, tashmë gjithçka ishte e qartë, ndërsa ardhja e Hadergjonaj, do të ishte ndër prurjet më të rëndësishme, pas problemeve që Përfaqësuesja e Kosovës ka në mbrojtje.
Hadërgjonaj po paraqitet me shumë sukses në Bundesligë te Inglostadt, ndërsa deri më tani ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës.
Kujtojmë se Hadërgjonaj me shumë dashuri ka uruar vendlindjen e tij Kosovën në nëntë vjetorin e pavarësisë./Lajmi.net/