Trump ka deklaruar se presidenca e tij ka filluar me sukses të sjell ndryshime në Uashington.
Mirëpo ai ka kritikuar shtypin duke e përshkruar ‘të pandershëm’ dhe ‘i jashtë kontrollit’, transmeton lajmi.net.
“Unë po i drejtohem direkt popullit amerikan me mediat e pranishme dhe është nder t’ju kemi juve sepse shumë prej gazetarëve të vendit tonë nuk duan t’ju thonë të vërtetën”, ishte deklarata e Trump në konferencën e tij të fundit për shtyp ku ai tregoi anën e tij luftarake me gazetarët.
Trump vazhdon të mbetet i matur mbi marrëdhëniet me Rusinë për shkak të dhënies së dorëheqjes së këshilltarit për sigurinë kombëtare Michael Flynn.
Ndërsa demokratët e Kongresit janë duke kërkuar një hetim të gjerë rreth kontakteve me Rusinë gjatë fushatës së Trumpit.
Përplasja armiqësore mes Trump dhe shtypit ka nxitur shqetësime të reja mes kritikëve./Lajmi.net/