01,07,2025

SHBA-ja e kritikon vendimin e Putinit për Ukrainën lindore

Must Read

Ambasada amerikane në Kiev ka thënë se vendimi i Rusisë që të njoh përkohësisht dokumentet e separatistëve pro Kremlinit që kontrollojnë disa zona në Ukrainën lindore bie në kundërshtim me procesin e paqes të Minskut.

Ambasada ka shkruar në Tëitter sot se vendimi është “alarmues dhe në kundërshtim me qëllimet për të cilat është arritur pajtim në kuadër të procesit të paqes në Minsk”.

Ambasada ka kërkuar nga Rusia dhe separatistët që të heqin armatimin e rëndë zona e betejës me qëllim që të sigurohet arritja e armëpushimit të qëndrueshëm.

Më 18 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar një urdhër që autorizon njohjen e dokumenteve që lëshohen nga Republika e vetshpallur e Donjeckut dhe Republika Popullore e Lluhanskut, entitete që janë krijuar në zonën e Ukrainës lindore nga separatistët pro Kremlinit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img