03,07,2025

SHBA sfidon Kinën, aeroplanmbajtëse në ishujt e diskutueshëm

Must Read

Dislokimi i saj në atë pjesë të diskutueshme territori vjen disa ditë pasi Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi Uashingtonin kundër sfidimit të sovranitetit të Pekinit mbi këtë rajon.

Kina pretendon sovranitet mbi një sërë ishujsh dhe shkëmbinjsh nënujorë në këtë zonë, sikurse pretendohet edhe nga disa shtete të tjera të rajonit të Azisë Juglindore.

Pekini gjatë viteve të fundit ka ndërtuar ishuj artificialë me pista zbritjeje, apo aeroporte të vegjël, në këto pjesë të detit të Kinës Jugore.

Aeroplanmbajtësja amerikane ka qenë për herë të fundit në ujërat e detit të Kinës Jugore plot dy vite më parë, në atë kohë për stërvitje të përbashkët ushtarake me forcat detare dhe ajrore të Malajzisë, ndërkohë që ka kryer 16 udhëtime në këtë rajon gjatë historisë 35-vjeçare të shërbimit në Marinën e Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Japoni se, administrata e Trumpit nuk ka parë asnjë nevojë “për lëvizje dramatike ushtarake” në këtë rajon të diskutueshëm. Deklarata e tij duket të hedhë poshtë komentet e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili u tha senatorëve gjatë një seance informimi se Kina nuk duhet lejuar të mbërrijë në ishujt e diskutueshëm.

Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang tha se “nxisim Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin veprime për të sfiduar sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”./ Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img