Pas Takimit me Kryeparlamentarin Kadri Veselin, delegacioni i Kongresit amerikan është shfaqur para mediave. Kongresisti amerikan, Peter Roskam, ka thënë se delegacioni ka zgjedhur ta vizitojë Kosovën si shtetin e parë pas tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë.Ai ka thanë se Kosova është në agjendën e SHBA-ve ashtu siç ishte gjithnjë nga të gjitha administratat dhe se asgjë nuk ka ndryshuar, në aspektin e mbështetjes së SHBA-ve kur Kosova është në pyetje.“Na përfaqësojmë dhomën e përfaqësuesve, kemi marrëdhanie me Kuvendin e Kosovës. Mendojmë se një Kuvend i fuqishëm është një demokraci e fuqishme. Kosova është vendi ynë i parë, sepse ky vend është aq i randësishëm dhe e tërë bota shikon drejt Kosovën”, ka thanë kongresisti Roskam.Ndërsa, kongresisti tjetër David Price ka deklaruar se Amerika ka investuar në Kosovë dhe ky udhëtim në këtë vend tregon se pavarësisht ndërrimit të administratës Kosova ka mbështetje të parezerva.“Më vjen mirë që kam ardhur sërish në Kosovë. Gjithmonë kemi ndjerë një afërsi në këtë vend dhe kjo ndjenjë është e ndërsjellë. Kemi patur një sezon mjaft interesant në vendin tonë, dhe ky ishte udhëtimi i parë pas tranzicionit në SHBA. Kjo është që të tregojmë se pavarësisht ndërrimit të liderishipit, ne kemi një mbështetje të vazhdueshme për Ballkanin dhe Kosovën”, ka thanë Price gjatë konferencës për media me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin./Gazeta Blic/