Së bashku me të, Rama ka qenë edhe në pritjen e nëntëvjetorit të organizuar nga Presidenca e Qeveria, njofton Klan Kosova.
Por nikoqirët, udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk dihet se ku i lanë bashkëshortet e tyre gjatë kësaj pritjeje.
Madje Thaçi ka publikuar një fotografi duke bërë “Gëzuar” me bashkëshorten e Ramës, derisa përkrah tij mungon zonja e parë Lumnije Thaçi.
Afër Linda Ramës i buzëqeshur shihet edhe kryeministri Mustafa, por aty mungon edhe bashkëshortja e tij Qevsere Mustafa.
Mustafës, ndonëse i mungon bashkëshortja, afër tij gjithmonë në takime ose edhe udhëtime të ndryshme është Vlora Dumoshi, shefja e kabinetit të tij.
Por është Rama ai që e ka shijuar pritjen e Pavarësisë afër gruas së tij, teksa shihet duke e mbajtur edhe dorën mbi shpatullën e saj.
Megjithatë urimet për Pavarësi shkojnë edhe për dy zonjat e liderëve kosovarë, ndonëse ato nuk ishin pjesë e kësaj pritjeje.