I riu Berald Ismaili i vitlindjes 1993 me banim në Durrës do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, kur iu nënshtrua kontrollit fizik nga autoritetet policore të cilat kanë dyshuar në veshjen e tej fryrë të të arrestuarit.
Sipas burimeve policore, 24-vjeçari e kishte fshehur në pjesë të ndryshme të trupit, drogën e llojit heroinë të ndarë në 6 pako.
Ndonëse sasia që i është gjetur nuk është peshuar ende, paraprakisht deklarohet se droga e destinuar për trafikim në vendin fqinj, është afro 5 kilogram./TCH