Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se stadiumi nacional i Kosovës duhet të mbajë emrin e simbolit të pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçi
.“Po të pyetesha unë, stadiumi nacional i Kosovës do të duhej ta mbante emrin e simbolit të bashkimit, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, z. Adem Demaçi”, ka thënë Thaçi. Deri tash kanë që të propozuar dy emra për emërtimin e stadiumit nacional të Kosovës: “Dardania” dhe “Fadil Vokrri”.