19,05,2024

Aliu uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë

Must Read

Nëntë vjetori i pavarësisë

Me rastin e nëntë vjetorit të ditës së pavarësisë, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të degës së PDK-së në Ferizaj t’i shpreh urimet e mia të gjithë qytetarëve Ferizajas, popullit të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë për këtë ditë të shënuar në analet e historisë sonë kombëtare. Me dëshirën tonë të përbashkët për forcimin e mëtutjeshëm të shtetësisë së Republikës sonë të re, uroj që viti i ardhshëm dhe njëherit jubilar, ta gjej vendin tonë sa më të zhvilluar në rrafshin socio- ekonomik dhe sa më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Si nxitje e jona për të punuar në këtë drejtim, çdo herë duhet të jenë vuajtjet dhe sakrifica e popullit tonë, si dhe gjaku i dëshmorëve që qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të ri.
Urime edhe një herë e gëzuar këtë ditë feste të veçantë.

Me respekt
Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img