26,11,2024

Vjen projekti i radhës nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP ) – Ferizaj

Must Read

Komitetet Lokale për Siguri Publike janë trupa konsultativë për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.

Sot dy kryetarët e dy KLSP-ve nga Ferizaj z. Arlind Avdyli dhe z. Suad Jashari bënë përurimin e projektit Kabineti i Informatikës në Shkollën fillore e mesme e ulet “Naim Frashëri” Zaskok dhe Doganaj të Ferizajt ku u paisen me 15 kompjuter (Pc) Hp projekt i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, OSCE, Komuna e Ferizajt dhe mbështetur nga Stacioni Policor në Ferizaj.

KLSP-të deri më tani kanë realizuar disa prej projekteve në teritorin e Komunës së Ferizaj si në fshatin Bablak, një parkë, Talonc i Muhaxherëve, fusha sportive me park, në Doganaj, ndriçimi publikë dhe sot kabineti i informatikës.

Dy KLSP-të sot bashkërisht me OSCE, bën dorëzimin e kompjuterëve në shkollë ku të pranishëm ishin komandanti i Stacionit policor në Ferizaj z. Qazim Reka, menaxhmenti i shkollës në krye me Drejtorin z. Basri Hasani ku në këtë rast drejtori i shkollës i falënderoi te dy KLSP për punën e tyre që po bëjnë në komunitet dhe sa i përket këtij projekti theksi se me këtë kabinet të informatikës nxënësve do të u’a lehtësojë shumë punën për mësim pasi që tash do të kenë mundësi të bëjnë edhe anë në praktike të teknologjisë në këtë kabinet.

KLSP-të do të vazhdojnë me disa nga projektet e radhës në komunite, si rregullimi i hapësirave publike, ndriçimi publikë, e ndërtimin e fushave sportive të hapura dhe vendosjen e kamerave në zona me frekuentim më të madh.

1112 (1) 3 (1) 8 (1) 11115 1116

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img