26,11,2024

Në Greme të Ferizajt shënohet dita e shkollës

Must Read

Shkolla fillore e mesme e ulët “Jeta e re” në fshatin Greme, të enjten ka shënuar ditën e saj. Në këtë manifestim për nder të kësaj ditë morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me nënkryetarin Xhavit Zariqin dhe bashkëpunëtoret të tjerë, deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, mësimdhënës si dhe prindër të kësaj shkolle.

16807631_1435647493136736_5868303356239192750_n

Në hapjen e këtij manifestimi, foli drejtoresha e shkollës, Menduhije Zejna e cila ka folur në mënyrë të detajuar lidhur me procesin mësimor të kësaj shkolle, ndërsa ka falënderuar komunën e Ferizajt, për të gjitha investimet që janë bërë në këtë shkollë.

E kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se dita e shkollës në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, e bën edhe më domethënëse festën tuaj, sepse ju jep mundësinë që t’i shprehni dy emocione njëherësh: emocionin që të jep përmbledhja e rezultateve në mësim në shkollën tuaj dhe emocionin e jashtëzakonshëm që na krijon shënimi i datës kur ndahen dy epoka: epoka e luftës shekullore për liri e pavarësi dhe epoka e nisjes së rrugëtimit nëpër histori si vend i pavarur.

“Çfarë ka qenë historia jonë deri këtu, e kemi mësuar nga shkolla, nga librat dhe nga rrëfimet e të parëve tanë. Aktualitetin po e shohim dhe po e përjetojmë të gjithë. Ndërkaq se çfarë do të jetë e ardhmja jonë si popull dhe si shtet, kjo gjë varet më së shumti nga vetë ne, nga vendosmëria, nga dija, nga puna dhe përkushtimi ynë për ta ndërtuar lirinë, për ta ndërtuar jetën tonë, të tashmen dhe të ardhmen e lirë e të begatshme. Ne jemi në fillimet e shtet ndërtimit dhe sapo kemi bërë hapat e parë si shtet i pavarur. Por, në qoftë se historia e shtetit të pavarur të Kosovës ka filluar qe nëntë vjet, historia e arsimit, e shëndetësisë, e kulturës dhe e shumë aspekteve të tjera të jetës shoqërore, kanë filluar shumë më herët. Historia e arsimimit në shkallë të gjerë në Kosovë tashmë po mbush shtatë dekada. Prandaj, ne nuk mund të arsyetohemi se jemi në fillimet e një përvoje në këtë fushë”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se rezultatet e paraqitura në teste ndërkombëtare, për të cilat kemi dëgjuar të gjithë, nuk na kanë lënë vend për mburrje.

16640891_1435647649803387_41004255372379840_n

“Prandaj shoqëria jonë duhet ta hapë një debat të gjerë në këtë temë dhe të gjejë rrugëzgjidhje më praktike, për funksionalizimin e shkollës sonë. Debati shoqëror, institucional, profesional dhe mediatik, do të duhej të nxirrte idetë, hapat dhe masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet shtetërore dhe ato edukative-arsimore, në mënyrë që cilësia e shkollimit të përmirësohet ndjeshëm. Ne nuk do të duhej të vazhdojmë më tej me heshtje, sikur gjithçka po shkon në rregull. Që tani duhet të nisim masat dhe veprimet, në mënyrë që për disa vite të hetohen ndryshimet cilësore në shkollimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Këtë çështje nuk do të duhej ta ngriste vetëm pushteti, ose vetëm mediat. Vetë nxënësit, arsimtarët, punonjësit e arsimit, ata që janë të lidhur drejtpërsëdrejti me shkollën, do të duhej të jenë më shumë të preokupuar me cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Edhe pse ngritja e cilësisë së shkollimit të një vendi është një punë shumë komplekse dhe e kushtëzuar nga shumë faktorë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i rrekemi këtij synimi që nga hapat më të vegjël. Përkundrazi. Duke e ditur rolin që ka shkolla në një shoqëri, të gjithë ata që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me shkollën, nuk do të duhej të bëjnë gjumë të qetë, derisa të vijë koha që matje të besueshme ndërkombëtare, do të bënin të ditur se kemi lëvizur pozitivisht në drejtimin e duhur”, ka potencuar kryetari Muharrem Svarqa.

Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo artistik, në prag edhe të festës së 17 shkurtit-Ditët së Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img