26,11,2024

Organizata nacionaliste maqedonase po përgatiten për protesta

Must Read

Marshi pritet të fillojë në ora 17.00 nga kisha qëndrore ortodokse “Sh. Klimenti i Ohrit” dhe do të marshojë drejt parkut “Zhena Park”, ku do të vendoset lule në përmendoren e ngritur për “branitellat” e vrarë në luftën e vitit 2001.

Ky marshim do të bëhet pikërisht në ditën kur pritet të formohet qeveria e re e Maqedonisë dhe kur do të mësohet se LSDM dhe partitë tjera shqiptare mund të formojnë koalicionin qeverisës.

Pasi ata u akuzuan se janë dorë e zgjatur e VMRO DPMNE-së, ata kanë sqaruar se nuk janë të varur partiakisht, por do të protestojnë vetëm për të mbrojtur interesin e Maqedonisë.

“Po mundohen të në etiketojnë se jemi të lidhur me ndonjë parti në kohën kur partitë maqedonase me 100 deputetë, për shkak të dëshirës për pushtet kanë lejuar dhe mundësuar që të kërcënohet dhe të nënshtrohet i gjithë populli maqedonas nga partitë maqedonase që kanë 20 deputetë, me kërkesa që do të kenë pasoja katastrofale kombëtare”, thuhet mes tjerash në deklaratën e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img