15,12,2025

Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk përmbushin obligimet (Video)

Must Read

Kjo pasi mungojnë një anëtarë nga shoqëria civile dhe një nga oda e avokatëve.

Këtë gjë e ka konstatuar edhe Komisioni Parlamentar për Legjislacion, që ka bërë monitorimin e ligjeve për KPK e KGJK-në, dhe erdhi në përfundim se këto dy ligje duhet të ndërrohen.

Megjithatë disa deputet kanë gjetur edhe mospërmbushje të disa obligimeve të këtyre organeve.

Armend Zemaj nga radhët e LDK-se tha se ka vonesa të shumta në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara me legjislacion e po ashtu mungon edhe bashkëpunimi i ndërsjellë.

E dyshime mbi Këshillin Gjyqësor shfaqi edhe Agim Aliu nga PDK, i cili tha se këtu mungon llogaridhënia e nevojshme.

Ndër të tjera është konstatuar se transferimi i gjyqtarëve në departamentet të krimeve të rënda, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img