18,11,2024

Peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase kundërshton zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni (Video)

Must Read

Me një retorikë të fuqishme nacionaliste ai ka kundërshtuar zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe duke thënë se ajo çfarë nevojitet në Maqedoni është vetëm mbrojtja e interesit kombëtarë maqedonas.

”Ajo çfarë është kombëtare, interesat kombëtar, interesat shtetërore të popullit për mbijetesën e shtetit kombëtar kurrë nuk duhet të jenë të diskutueshme në mesin e popullit maqedonas. Nuk na duhet dygjuhësia, as kantonizimi, por na duhet kjo tokë maqedonase e shenjtë ”– deklaroi Metropoliti Agatangal, Peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase.

Përdorimi i fesë për interesa politik nuk duhet të ndodhë thotë, dekani i Fakultetit Teologjik në Shkup, Fahrudin Hebibi. Ai vlerëson se përfaqësues i një institucioni fetar nuk do të duhet që t’i shërbejë interesave të një partie.

 ”Nëse eventualisht lidershipi fetar zbret në nivelin e partisë kur ne jemi mbipartiak, që të gjitha strukturat i kemi anëtarë dhe nuk guxojmë që ne të kanalizohemi dhe të profilizohemi për një strukturë të caktuar e cila ka mandat të kufizuar. Për mendimin tim ky është gabim, por ja që edhe kjo ndodh, që për interesa të veta partiake ta shfrytëzojnë edhe këtë element ”– tha Fahrudin Hebibi, Dekani i Fakultetit Teologjik.

Por, nuk është vetëm ipeshkvi Agatangal ai që përzien religjionin me politikën. Ditë më parë një gjë të tillë e ka bërë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili për rezultatin e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas votimeve fajësoi hoxhallarët, të cilët sipas tij kishin udhëhequr fushatë kundër tij dhe partisë së tij./AlsatM/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img