16,11,2024

Kryeministri Mustafa vlerëson partneritetin me Norvegjinë

Must Read

Isa Musafa e ka shprehur përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, sidomos në ekonomi, transmeton lajmi.net

“Kosova ofron kushte të shumë ta favorshme për investitorët norvegjezë të cilët mund të shfrytëzojnë edhe Ligjin për Investime Strategjike, që tashmë ka hyrë në fuqi, që të jenë sa më prezentë me investimet e tyre shumë të mirëpritura në Kosovë”, tha kryeministri, duke shtuar se Norvegjia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Gjithashtu Kryeministri i Kosovës, theksoi përkushtimin e qeverisë që drejton në fuqizimin e proceseve evropiane, dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.

Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, në shumë fusha.

Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani në Kosovë, ministri Brende, shprehu vullnetin e Norvegjisë për fuqizimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img