16,11,2024

Aktivite të shumta për 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Në një konference për shtyp drejtori për Kulture Rini e Sport, Naim Ferati ka bërë të ditur se në shënim të ditës së Pavarësisë së Kosovës do të ketë aktivitete të shumta.

Ferati ka bërë të ditur se aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës tashmë kanë filluar me turniret në ping pong, shah, futsal dhe karaoke. 

“Përveç turnireve  është planifikuar edhe një orë letrarë,një ligjëratë për trashëgimin kulturore dhe  shfaqja teatrore “Psikozë 4:48” të cilat do të zhvillohen  ditën e mërkurë. Për ditën e Enjte janë paraparë turniri në volejboll-femrat, dokumentari “Pavarësia e Kosovës” , një ekspozitë kolektive si dhe koncerti nga banda frymore nga Shkodra. Ndërsa në ditën e Pavarësisë   do të bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, pastaj është shfaqja teatrore për fëmijë  “Detarët e vegjël” ndërsa në bulevardin e qytetit do të  mbahen koncerte  nga grupe të ndryshme” ka thënë Ferati.

16711827_1433746436660175_7757334946858727806_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img