30,12,2024

Puna e varfër një dekadëshe e antikorrupsionit

Must Read

Pak a shumë kjo është krejt çka kjo Agjenci ka prezantuar në një raport prej 20 faqesh për punën e saj një dekadëshe, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas këtij raporti të ilustriar me statistika e fotografi, Agjencia pohon se “në punën e saj 10 vjeçare në çështjen e koniktit të interesit, AKK ka trajtuar një numër të madhe zyrtaresh duke përfshirë zëvendës kryeministra, Ministra, Deputet, Kryetar Komunash, zyrtar nga niveli Qendror dhe Lokal, Zyrtar të Ndërmarrjeve Publike dhe Institucioneve të pavarura.

“Nga kjo mund të themi se roli i AKK-së si institucion i pavarur dhe kompetent në çështjen e Parandalimit të Koniktit të Interesit ka rezultuar në masë të dukshme në përmirësimin e qeverisjës së mirë dhe transparente nga institucionet e Republikës se Kosovës”, thuhet në një paragraf të kërtij raporti.

Parandalimi i korrupsionit

Ndërkohë më e vyeshme kjo agjenci del të ketë qenë në parandalimin e korrupsionit në tenderët publik.

Së paku sipas shifrave që vet ka prezantuar. Në raport thuhet se është arritur të ndalen shumë keqpërdorime duke bllokuar tenderë në vlerë prej 108 milionë eurosh për këto 10 vite.

“Me Ligjin Kundër Korrupsionit sfera e prokurimit publik ishte shumë pak e rregulluar dhe denuar/respektivisht kompetencat e AKK në këtë drejtim ishin shumë të limituara, prokurimi publik rregullohej shumë pak. Mirëpo përkundër kësaj AKK edhe pse në fillim të funksionalizimit, me kompetenca tejet të kufizuara dhe me një staf shumë të vogël ka arritur që të përcjell proceset e tenderimit në institucionet publike duke rekomanduar edhe anulimin e shumë proceseve tenderuese për shkak të gjetjeve të shkeljes se ligjit të prokurimit publik të cilat rezultonin edhe me aspektin korruptues, duke u bazuar edhe në këtë sipas raportimit për vitin 2007 del se AKK ka rekomanduar që të anulohen tender me vlerë 7000,000.00 euro (7 milion euro)”, thuhet në raport.

Përgjegjësitë e AKK-së

Mandati i Agjencisë është i përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe sensibilizimin e opinionit publik me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë që bazohet në shtetin e së drejtës.

Kompetencat e Agjencisë janë të përcaktuara në nenin 5 të Ligji nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Legjislacioni aktual kundër korrupsionit, mbi bazën e të cilit AKK edhe i zhvillon aktivitetet e saj parasheh masat kundër korrupsionit brenda fushës së veprimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit. Veçanërisht në fushën e hetimeve paraprake të korrupsionit, analizimin dhe eliminimin e shkaqeve të korrupsionit, papajtueshmërinë mes mbajtjes së posteve publike dhe kryerjes së aktiviteteve timprurëse për personat zyrtar, kuzimet në lidhje me pranimin e dhuratave të lidhura me kryerjen e detyrës zyrtare, mbikëqyrjen e pasurive të tyre si dhe të personave në lidhje të afërt me ta dhe kuzimet në lidhje me subjektet kontraktuese që marrin pjesë në tenderët publik.

Bazuar në kuadrin ligjor AKK për punën e vetë duhet ti raportoj në baza vjetore Kuvendit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img