30,12,2024

Nikolla Gruevski me apel ndaj shqiptarëve “nuk jam i keq, e keni gabim!”

Must Read
Nikola Gruevski

Një një intervistë për TV Nova, e cila që nga krijimi propagandon politikat e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski tentoi të shesë fytyrën e liderit të “madh dhe dhimbshëm” të cilin gjithë e sulmojnë por “ai nuk ndalet”.  Në një bisedë maratonike ku gazetarja lejoji monologun e Gruevskit duke parashtruar lëvdata dhe jo pyetje, ish kryeministri nuk u largua nga fjalori shantazhues që e ka për Bashkimin Demokratik për Integrim nëse shkon në koalicion me opozitaren LSDM, shkruan Portalb.mk.

Ai tha se bisedimet me BDI-në kanë dështuar shkaku i mos-pranimit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë dhe se vetëm për këtë kanë folur në 95% të rasteve.

“I thash BDI-së se nuk ka asnjë logjikë të ketë dygjuhësi në një vend ku shqiptarët janë 25% ndërsa maqedonasit 65%. Kjo është e dëmshme dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë. Shqiptarët jetojnë në pjesën perëndimore dhe kanë të drejtë ta përdorin gjuhën, këtë e kanë pasur edhe para Marrëveshjes së Ohrit, edhe pastaj. Ne gjithashtu nuk e pranuam Platformën Shqiptare që e kanë krijuar në një shtet të huaj. ” tha Gruevski duke theksuar se nuk ka mundësi të ri-negociohet për Marrëveshjen e Ohrit, gjë që sipas tij, kërkohet në Platformë sepse kjo do të sjell konflikte.

Ai i quajti kërkesa “nacional-romantike” kërkesat e Platformës Shqiptare.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në opozitë nëse LSDM-ja e pranon dhe nënshkruan platformën e shqiptarëve ai ishte decid që po “do të jemi opozitë” si dhe “se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të mos realizohen kërkesat të cilat janë jo-logjike dhe të dëmshme dhe e rrënojnë sigurinë dhe stabilitetin”.

Gruevski gjithashtu, pa pikë hezitimi përsëriti qëndrimin e tij se ai është “i mirë” edhe me shqiptarët por mediat i kanë fajin që shqiptarët atë e shohin si person të keq i cili u ka bërë dëm, shkruan Portalb.mk.

“Mediat e Sorosit dhe partitë shqiptare ma kanë nxirë fytyrën para shqiptarëve. Politikanët shqiptar nga pa-aftësia e tyre më sulmojnë mua publikisht dhe thonë që VMRO nuk ka lejuar diçka të ndërtohet. Ne kemi lejuar të bëhen gjëra logjike, gjithnjë. Kam gabuar që nuk kam dalë më shpesh nëpër mediat shqiptare. Ndryshe, kam qenë shumë i mirë edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit njëjtë” tha mes tjerash Gruevski.

Votat e shqiptarëve, LSDM i ka marrë nga aftësia e hoxhallarëve dhe ish komandantëve që kanë shkuar nëpër fshatra, jo nga aftësia e partisë, u shpreh ai.

Për një sërë hetimesh që ka PSP ndaj tij dhe funksionarëve të VMRO-së, ai nuk përmendi asgjë por tha se “po më çojnë në gjykatë për kot, për disa fjalë që mi kanë montuar se kam thënë për një shuplakë që nuk ndodhi”, por se “është i bindur se edhe BDI me zor po kërkon PSP-në, e kanë detyruar të tjerët”.

Gruevski tha që PSP nuk ka qenë pengesë për mos formimin e Qeverisë, gjë që nuk është e saktë.

Ai sërish kërkoi zgjedhje të parakohshme duke theksuar se ato do ta shpëtonin Maqedoninë ndërsa kërcënoi BDI-në (nëse shkon me LSDM-në) që mos të kërkojë më principin “fituesi me fituesin” sepse “kush do ta kërkojë atë, do ta flak jashtë menjëherë nga shtabi”, tha ai, shkruan Portalb.mk.

“E di shumë mirë BDI-ja, sa kohë ka lutur për këtë princip, e din mirë që nëse e shkel, më nuk do të ketë asnjëherë” tha Gruevski.

Ai vazhdoni të ankohet nga diplomatët, nuk harroi të përmend Sorosin si dhe të gjuajë me gurë nga puna e PSP-së.

“Të gjithë neve na sulmojnë, por ne do t’i luftojmë të gjithë dhe do të fitojmë” tha Gruevski në një tentim banal për të bindur popullin që është një lider që punon në të mirën e popullit dhe se do të tërhiqet nëse ata nuk e duan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img