23,12,2024

Thaçi: S’jemi peng i Listës Serbe, Kuvendi të marrë vendim për ushtrinë e Kosovës

Must Read
Hashim Thaçi

(I plotësuar) – Presidenti Thaçi, ka folur edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se që tre vjet kemi punuar për Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, gjatë gjithë këtyre tre vjetëve pa nevojë është humbur kohë në këtë drejtim.

“Lista Serbe po e bllokon transformimin e FSK-së në FAK në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe është drejtpërdrejtë e ndikuar nga Beogradi dhe nuk pres që së shpejti të tregojë disponim për FAK-un”, ka thënë Thaçi.

Por, Forca e Sigurisë së Kosovës, presidenti ka thënë se do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës duan vendim, Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendime sovrane për ndërtimin e ushtrisë saj. Ne nuk do të mbetemi peng të disponimit të disa deputetëve nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Në momentin e shterjes së të gjitha mundësive të dialogut, Thaçi ka thënë se do të shkojmë me hapa të tjerë për transformimin e FSK-së në FAK.

“E pres me padurim nënshkrimin e këtij vendimi nga Kuvendi i Kosovës, ose për themelimin e FAK ose për ndryshimin e ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi: Po e krijojmë Këshillin për të Vërtetën dhe Pajtimin, duhet pajtim ndëretnikë

Ndalja e z. Ramush Haradinaj dhe e ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së është krejtësisht e padrejtë, sipas Thaçit, sepse ato akuza janë të rrejshme dhe të shpifura të Serbisë.

“Lufta ishte e pastër, popullore e drejtë dhe me mbështetje të plotë ndërkombëtare. Jam i bindur se do të fitojë drejtësia”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se ka ngritur çështjen e fletarresteve të Serbisë në të gjitha instancat ndërkombëtare.

“Kemi kërkuar nga autoritetet e BE-së, sepse akuzat e ndërsjella nuk janë rruga e komunikimit të duhur. Të përqendrohemi në agjendat euroatlantike për të ardhmen. Të gjithë e dinë se Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë. Ndërkaq, shqiptarët e Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka treguar se ka iniciuar edhe nismën për themelimin Këshillit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i cili do të bëhet publik këtë të hënë.

“Dialogu ndëretnik në Kosovë ndodh vazhdimisht. Të gjitha komunitetet janë të përfshira në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës. Tani kemi një hap tjetër, hap që i ka munguar Kosovës dhe rajonit. Uroj që Kosova të jetë shembull për Ballkanin Perëndimor për paqe, stabilitet, bashkëpunim, për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndëretnik”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka theksuar se njerëzit duan të dinë të vërtetën, duan paqe dhe pajtim.

“Kjo nismë është më së paku politike, është shumë humane, shumë qytetare, është në suaza të respektimit të të drejtave të njeriut. Do të marrin pjesë personalitete nga Kosova, rajoni, bota, shoqëria civile, shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve të tjera”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, duhet të dërgohet mesazhi i mirëkuptimit, pajtimit dhe të shtrihet dora në të mirën e së ardhmes së përbashkët.

“Ne nuk mund ta mbajmë të ardhmen peng të konflikteve dhe problemeve që dikush pretendon të mbajë vendin në tension. Duhet të shikojmë se çfarë na afron, cilat vlera na mundësojmë të ecim bashkërisht”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se po ndërtojmë një demokraci funksionale ku qytetaria, e jo etnia, do të jetë baza e zhvillimit dhe avancimit të vendit tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img