11,09,2025

Arrihet marrëveshja për “aleancën” kroato-shqiptare-malazeze

Must Read

Marrëveshja inkurajon forcimin e sigurisë dhe të bashkëpunimit ekonomik ne mes të kroateve, shqiptarëve dhe malazezëve.

“Ne kemi rënë dakord në një takim jozyrtar dhjetorin e kaluar në Bruksel dhe sot  jemi në Split duke e përuruar zyrtarisht, dhe për të forcuar sigurinë në Adriatik e në Evropën jug-lindore, si dhe forcimin e marrëdhënieve tona si tre vendet që ndajnë të njëjtat vlera, “tha ministri kroat i Punëve te Jashtme dhe Çështjeve evropiane Davor Ivo, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse marrëveshja trepalëshe e Adriatikut mund të nxisë integrimin me të shpejtë euroatlantik të Bosnjës dhe Hercegovinës, (edhe pse, sipas agjencisë Hina, Republika serbe e kundërshton anëtarësimin në NATO) si dhe Serbise, Ivo tha se vendet e marrëveshjes se Adriatikut të themeluar rishtazi janë pjesëmarrëse në Kartën SHBA-Adriatik.

“Serbia është një vëzhgues i nismës SHBA-Adriatik dhe tregoi qartë se nuk është përcaktuar për anëtarësim në NATO. Megjithatë, ne mendojmë se është e mirë për stabilitetin e Evropës Juglindore për te inkurajuar afrimin dhe bashkëpunimin mes Serbisë dhe NATO-s, e cila nuk duhet të jetë e drejtuar drejt anëtarësimit, ose mund të jete në formën e bashkëpunimit pragmatik “, tha ai.

Ai tha se Kroacia mbështet rrugën euro-atlantike të BiH dhe shprehu besimin se edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, inkurajon rrugën e BiH drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ministri i Punëve te Jashtme të Malit te Zi Srđan Darmanović kujtoi se vendi i tij është në fazën finale të anëtarësimit në NATO, duke theksuar se ata kanë  mbështetje të rëndësishme kroate dhe shqiptare.

Kolegu i tij nga Shqipëria Ditmir Bushati tha tre vendet duhet të bashkëpunojnë dhe koordinojnë përpjekjet e tyre në procesin e integrimeve euroatlantike./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img