Në të njëjtën kohë, ambasadori i SHBA Donald Lu kritikoi publikisht Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se po pengon reformën në gjyqësor. Kultivimi i hashashit rrezikon krizë politike në vendin fqinj, duke ndezur konflikt mes qeverisë dhe opozitës, kjo e fundit e akuzon se mbron “baronët” e drogës.
Akuza të rënda për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë, shtetit dhe qeverisë janë bërë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai ka denoncuar se Shqipëria është kthyer në një “Republikë të hashashit”.
Probleme të drogës ka në të gjithë botën, por këtu rrezikon që të dalë nga kontrolli. Kushdo kultivon hashash kudo. Sasi të mëdha droge trafikohen nga ajri, me skafë dhe kamionë drejt “tregjeve” evropiane, fillimisht duke kaluar nga Italia dhe Greqia për shkak të afërsisë.
Nëse autoritetet italiane e kuptuan kërcënimin e trafikimit të drogës dhe bashkëpunuan me policinë shqiptare dhe agjencitë e inteligjencës për të luftuar drogën, ne injorojmë rrezikun në kufijtë tanë.
Në kaq shumë vite, asnjëherë nuk e kemi ngritur si çështje trafikun e drogës në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare, edhe pse droga vret rininë tonë.
/Stauros Tzimas, Kathimerini – Përktheu SYRI.net/