Gazetari Vezaj tha se nuk hidhet poshtë pista e hetimit, që të njëjtët autorë të kenë kryer që të dyja grabitjet. Madje ai theksoi se çuditërisht jo vetëm skema dhe aksi rrugor është i njëjtë në të dyja rastet, por edhe vendi ku është zgjedhur të digjen dy automjetet, janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Një tjetër e dhënë interesante është se të dyja grabitjet kanë ndodhur ditën e enjte.
Këtë fakt e shpjegoi Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka, i cili tha se çdo të enjte bankat lëvizin vlerat monetare jashtë vendit.