11,09,2025

Gecaj – Vetëvendosjes: E mohoni shtetin e Kosovës, por pagat ia merrni

Must Read
Bajram Gecaj

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gecaj ka akuzuar anëtarët e VV’së se po e mohojnë shtetin e Kosovës, por po ia marrin rrogat, dhe se e kanë bërë Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend.

Gecaj ka thënë se në Vetëvendosje janë hidhëruar pse s’hyri treni nga Serbia në Mitrovicë dhe pse u hoq muri në veri.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

KUSH JANË KËTA NJERËZ?!
Ndërhyrjen e NATO-s e konsiderojnë për interesa të perëndimit; Flamurin e Kosovës e quajnë “leckë lara lara”; Se njohin shtetin por ia marrin rrogat; Ofendojnë ekipet përfaqësuese; Hedhin molotovë mbi policët-mbrojtësit e dëshmuar të Republikës; Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë…! Kush janë këta njerëz?!(sic.) 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img