Dogjani akuzoi ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin Beqaj i cili gjatë fjalës së deputetit të PD-së u ngrit në këmbë për të replikuar.
Por në këmbë është ngritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke mos e lënë të flasë.
Gjatë kohës së replikimit mes tyre nuk kanë munguar as tonet dhe fjalori u rrugës “rrugaç” e “budall” ndërsa kanë qënë anëtarët e gardës ata që kanë shmangur një përplsje fizike mes tyre.
Në debat ka ndërhyre edhe nënkryetarja e Kuvendit Valentina Lesaj, e cila i drejtohet Dogjanit:
Berisha: Gramoz me këtë budall që keni s’mbahet ai budall aty. Sa herë që këta anëtarë të organizatës kriminale që quhet qeveri do dalin këtu të mashtrojë të mbrojnë krimin, veprat e tyre të zeza, vjedhjet në çdo rast i lind e drejta e replikës.
Beqaj: Deklarata që u bë këtu është shumë e rëndë, kërkoj të distancohet nga deklarata se pacientët kanë frikë të ankohen se mjekët i vrasin, distancohuni politikisht nga kjo gjë.
Ruçi-Berishës: Ulu nej, ulu nej…
Dogjani: Do ta them prapë…
Leskaj: Uluni se do përjashtoheni nga seanca, kush ua ka dhënë fjalën që dilni aty? Uluni aty dhe kërko fjalën, respekto Parlamentin.
Dogjani: Mjekët kanë frikë të reagojnë se i heqin nga puna nëse reagojnë ndaj asaj situate mjerane, shkruan Albeu.com.