Komuna e Suharekës ka mbajtur takimi të rregullt të sigurisë lokale.
Zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj pasi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunë, më pas ka bërë të ditur që qytetarët duhet të kenë me vete librin e aksidenteve gjatë vozitjës, në të kundërtën ata do të dënohen me gjobë në të holla.
Ndërsa për ngjarjet tjera që kanë ndodhur në Komunë, për punët dhe angazhimet e Komunës ka fol kryesuesi i këtij takimi, Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës.
Kuçi ka bërë të ditur për takimin që ka pas në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj për marrëveshjën me MAPL-në, ku komuna ka përfituar 110 mijë euro për rivitalizimin e ujesjellesit në fshatin Greikoc, pastaj për vazhdimin e mbështetjës nga ADA për sektorin e Bujqësisë ku sipas një Kontrate ata do të ndihmohen me 500 mijë euro nga ADA dhe 115 mijë tjera nga Komuna gjatë tri viteve në vazhdim.
Në këtë takim u tha edhe për aktivitetet e drejtorisë së bujqësisë e cila do të ndaj 80 mijë euro për serra, 45 mijë të tjera për fidane të mjedres dhe të dredhëzës si dhe 50 mijë për renovimin e stallave. /Lajmi.net/