Gjuha e këtyre mediave ka degraduar shumë në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Pasojë e këtij diskursi nacionalist dhe urrejtës është ndalja e trenit që vinte nga Beogradi në Mitrovicë dhe rrëzimi i murit në veri të Mitrovicës.
“Shiptari” është termi fyes që disa media në serbi ju referohen shqiptarëve në Kosovë, term ky i përdorur nga Serbia në kohën e Millosheviqit, transmeton lajmi.net.
Së fundit, mediat serbe shkruajnë se si “shiptarët” po blejnë armë nga Pentagoni, derisa Kadri Veseli është vënë në krye të këtij “operacioni”.
“Veseli ka thënë se deputetët kanë për qëllim që të ndajnë buxhet për blerjen e armëve ekzekutuese, tankeve, artilerisë dhe minahedhësve, në vlerë prej 35.5 milionë euro”, shkruan gazeta serbe “Informer”.
Sipas kësaj gazete, këto armë “shqiptarët do t’i përdorimin për invadim në veriun e Kosovës”. /Lajmi.net/