14,09,2025

Problemet e brendshme po reflektojnë në rrugën evropiane të Kosovës

Must Read

Kështu së paku kanë vlerësuar ekspertët e proceseve integruese në Kosovë, të cilët kanë thënë se problemet e brendshme të vendit gjithsesi reflektojnë edhe në rrugën evropiane të Kosovës.

Ata më tej kanë thënë se institucionet e Kosovës nuk janë treguar aspak serioze sa i përket kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se problemet e brendshme nuk e cenojnë procesin e integrimit, përfaqësues të opozitës shprehen të bindur se Kosova nuk do të ketë integrim përderisa në pushtet mbetet qeveria aktuale.

Profesori i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, ka vlerësuar se tensionet politike në Kosovë ndikojnë negativisht në procesin integrues.

“Edhe në kontekst të zhvillimit ekonomik, edhe në kontekst të stabilizimit sektorial të Kosovës tensionet politike ndikojnë negativisht në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img