Joseph Michael Schreiber, i cili në muajin shtator i vuri zjarrin xhamisë në Fort Pierce, është dënuar me 30 vite burg.
Schreiber i vuri zjarrin xhamisë në të cilën shkonte “sulmuesi nga Orlando” Omar Mateen.
Ai në muajin qershor të vitit të kaluar vrau 49 persona, ndërsa 53 të tjerë i plagosi. Në xhaminë u shkaktua dëm material prej rreth 100.000 dollarë, ndërsa gjykata në Floridë caktoi që Schreiber, i cili u pendua për atë që bëri, duhet të paguajë edhe gjobë në vlerë prej 10.000 dollarëve.
Pas hetimit të gjerë, policia njoftoi se zjarrin e vuri Schreiber i cili u arrestua më 14 shtator të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).