11,02,2026

Nga BDI-ja nuk shohin arsye që LSDM të mos e pranojë platformën shqiptare

Must Read

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka deklaruar për Alsat se nëse partia e Zaevit e pranon platformën shqiptare atëherë nuk do ketë pengesë tjetër për formimin e koalicionit.

“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë. A mendoni atëherë se negociatat mund të përfundojnë shpejtë në qoftë se ka një frymë të tillë? Në qoftë se ka frymë konstruktive dhe në qoftë se ka gatishmëri për t’i reflektuar këto nevoja, po, absolutisht po”,  tha Artan Grubi.

Bisedimet mes dy partive janë intensifikuar, me qëllim që të arrihet një marrëveshje konkrete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img