11,09,2025

Kush janë “bakteret” që po dëshirojnë shkatërrimin e RTK-së, sipas Mentor Shalës

Must Read
Mentor Shala

“I kuptoj plotësisht përpjekjet e KTV e RTV21 të cilat me rënien eventuale të RTK tentojnë ta marrin primatin në tregun medial transmetues, por nuk po i kuptoj disa ‘bakterie’ të RTK-së të cilët pa RTK-në as qentë nuk i hajnë, se si e harxhojnë tërë energjinë për me shkatërru RTK-në dhe atë duke kërkuar ndihmë nga politika”, ka shkruar ai, duke shtuar se “prandaj edhe janë ‘bakterie’ politike brenda RTK!”.

Por për secilën baktere ka antibiotik, thotë Shala.

“RTK i kalu tana sfidat, madje edhe sulmet me bomba, prandaj keni kujdes. Ajo që është me rëndësi në RTK, 97% e stafit e donë vendin ku punojnë! Bashkë më kolegët e mi, që janë krejt stafi i RTK-së, që prodhojnë çdo ditë nga 96 orë program televiziv, 48 orë program të radios, furnizojnë youtube e facebook me lajme e videolajme çdo ditë, prodhojnë lajme për ueb, etj, kemi me rrit buxhetin, kemi me ba pronën, kemi me ndërtu objektin dhe kemi me qenë numër 1 për një kohë shumë të gjatë në Republikën e Kosovës! P.S. Vetëm me jua kujtu, sa mos me harru”, ka shkruar nw fund Shala. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img