17,01,2026

Mediat serbe nuk e lënë rehat Gjuriqin, ia kujtojnë aventurën me trenin provokativ

Must Read

 

Ani pse kryeministri Aleksandër Vuçiq ka mohuar informacionin e mediave se Gjuriq do të shkarkohet,  nuk është parë që pas “sherrit” të tij më trenin.

I pyetur se ri-dizajnimi i murit mund të prodhojë sërish probleme  mes  Serbisë dhe Kosovë, ai ka thënë, se nuk ka pse të ketë tensione pasi për të është arritur marrëveshja dhe të dy palët janë rënë dakord për të, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, sa i përket akuzave që janë bërë në drejtim të tij mbi dizajnimin  e trenit i cili u nis për Kosovë nga Serbia, ai nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen se, a ndjen përgjegjësi për gjithë ngjarjen e krijuar.

“Ky rast ka qenë mjaftueshëm i diskutueshëm në publik, nuk shoh ndonjë arsye të komentoj më teje këtë temë”, i ka thënë ai B92.

Media në fjalë i ka përsëritur disa herë të njëjtën pyetje, por prapë se prapë nuk kanë arritur të marrin përgjigje tjetër nga ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img