Presidenti Thaçi më vonë deklaroi se “margaritarin e Ballkanit” e vizitoi pasi që nënshkroi Ligjin për Investime Strategjike.
Por, i pyetur nga mediat serbe për vizitën e djeshme në Brezovicë, ku shumica e banorëve janë serbe lokalë, Thaçi deklaroi se është koha për urat e bashkëpunimit e jo për muret e ndarjes.
“Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave, ka thënë ai për Danas.
Për më tepër, përcjell Telegrafi, Thaçi e ka ftuar edhe kryeministrin serb Vuçiq, që të vijë dhe të skijoi si turist në Brezovicë.
“Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiq do të vijë për skijim në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/