23,12,2024

De Biasi në telashe, kjo është arsyeja

Must Read

Pas mbërritjes së tij në Shqipëri, jo për të vëzhguar futbollistë por për të marrë një titull nga ambasada italiane, tekniku ka treguar se ka bërë një vëzhgim të lojtarëve në Europë dhe shqetësohet nga fakti se disa prej mbrojtësve nuk po gjejnë hapësira.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vetë ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit, lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha De Biazi për “Top Channel”.

Ndëshkimi me karton të kuq i Gjimshitit ndaj Izraelit bën që në qendër të mbrojtjes të mbetet një vend bosh, ndaj duhet të një zëvendësues. De Biazi ka monitoruar Veselin dhe Ajetin për të vendosur se cili mund të luajë përkrah Mavrajt, i vetmi që duket në formë dhe po luan rregullisht.

Sipas trajnerit, ky i fundit nuk ka asnjë probleme për sa i përket grumbullimit me Shqipërinë apo me zërat për pakënaqësi në lidhje me shiritin e kapitenit.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediat. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, saktësoi trajneri.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img