08,09,2024

Presidenti i Azerbajxhanit i anulon takimin presidentit të PE-së

Must Read

Aliyev anuloi takimin me Antonio Tajanin, i cili ishte nikoqir i një konference për “shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan”.

Paneli i kësaj konference përfshinte Erkin Gadirlin nga Lëvizja Politike e Azerbajxhanit REAL dhe gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

Ismayilova është arrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe ka kaluar 17 muaj në burgjet e Azerbajxhanit, pasi është dënuar për “sipërmarrje të paligjshme”.

Mbështetësit e saj, megjithatë, kanë thënë se akuzat kanë qenë hakmarrje e qeverisë për Ismayilovan, e cila ka raportuar për korrupsionin në qeveri.

Ismayilova është liruar në maj të vitit 2016.

Aliyev ka takuar të hënën presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img