Personat e paraburgosur janë kryesisht shtetas të huaj, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu. Së paku 60 të dyshuar janë paraburgosur në Ankara, derisa 150 të tjerë janë ndaluar në krahinën Sanliurfa, afër kufirit me Sirinë, transmeton “Reuters”.
Në operacionin e kaluar të policisë turke, 30 pjesëtarë të dyshuar grupit militant, Shteti Islamik, janë paraburgosur gjatë bastisjeve në krahinën Konia, dhe 10 të tjerë janë mbajtur në krahinën Adiaman.
Policia ka paraburgosur 18 të dyshuar të tjerë në Kocali dhe Stamboll, 47 në Gazientep dhe 46 të tjerë në krahinën e Bursës.
Autoritetet turke njoftojnë se 780 persona, prej të cilëve 450 janë shtetas të huaj, mbesin në paraburgim, disa prej të cilëve tashmë janë dënuar, rreth lidhjeve me grupe xhihadiste.