16,11,2024

Hetim motrës së Lul Berishës

Must Read

Sipas dëshmitarit, ajo i premtoi ta ndihmojë për privatizimin e ish-hotel Vollgës për një shumë prej 500 mijë eurosh. Për këtë arsye, ajo i kërkoi që të bëjë një deklaratë noteriale sikur ia kishte borxh dhe që do ta shlyente pasi ajo ta kishte ndihmuar në këtë rast. Por, dëshmitari thotë se këto para’ nuk ia kishte, por kjo ishte një formë detyrimi për ndihmën që ajo do t’i jepte për privatizim.

Një deklaratë noteriale është prova kryesore në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në të cilën thuhet se, Ylvi Beqaj i ka marrë shtetases Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës, shumat prej 300 mijë markash në vitin 1998, 100 mijë dollarë në vitin 1994 dhe 150 mijë euro në vitin 2004. Nëse këto para’ nuk likujdoheshin brenda 2005-s, sipas një marrëveshjeje gojore, duhej paguar 1% e shumës në vit, për vonë.

Kjo deklaratë është nënshkruar në gusht të vitit 2014 dhe i le kohë Beqajt ta shlyejë atë për tre muaj.

Prokuroria, pasi e sekuestroi provën materiale dhe mori deklaratën e dëshmitarit në fjalë, pritet ta thërrasë si person nën hetim Luljeta Berishën nën dyshimin e akuzës së pastrimit të parave. Berisha duhet t’i provojë prokurorisë burimin e të ardhurave të 500 mijë eurove.

Beqaj është dëshmitari kryesor ndaj bandës së Shullazit, ku tre anëtarët e tij, nën kërcënim dhe gjobëvënie i kanë marrë atij një shumë prej 550 mijë eurosh./tch/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img