Ai ka thënë se sistemi gjyqësor po hedh “zjarr”, pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën e administratës që urgjentisht të vihet përsëri në fuqi dekreti i tij për ndalimin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.
“Nëse diçka shkon keq, unë do e fajësojë atë dhe sistemin gjyqësor”, ka shkruar Trump në Twitter.
Besohet se mendimi i James Robart të cilin Trump e quan “i ashtuquajturi gjykatës”, e ka ndalur këtë dekret duke u bazuar në rregullore.
“Siguria e shtetit do të inspektojë njerëzit që vijnë në vend me shumë kujdes. Gjykatat po e bëjnë këtë gjë vetëm më të vështirë”, ka thënë Trump./Lajmi.net/