Gjatë këtyre ditëve do ketë një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale me diell, mjegull në ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do jenë të përziera me borë, shkruan lajmi.net
“Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperendimi, ndërsa nga dita e merkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperendimi i vendit duke bërë që të ulen temperaturat. /Lajmi.net/