17,06,2025

Mund të nisë mësimi shqip, ndryshon statuti i Shkollës së muzikës në Kumanovë

Must Read

“Pushteti lokal e kreu punën e vet, tani radha është tek Ministria e Arsimit dhe gjithë ata që janë kompetentë për këtë çështje të japin kontributin e vet”, tha Rami Mustafi.

Këshilltari i BDI-së në Kumanovë Ridvan Hasani garanton se nga viti i ri shkollor në këtë Shkollë do të funksionojë paralelja shqipe.

“Ai ndryshim është në sektorin e arsimit pranë komunës, ku të njëjtit dje vetëm e kanë nisur për në Ministri të Arsimit për miratim dhe kjo nënkupton se viti i ardhshëm akademik të filloj edhe me paralele në gjuhën shqipe”, tha Hasani, i cili është koordinator i Grupit të këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë.

Në Shkollën e muzikës “Pançe Peshev” aktualisht rreth 50 nxënës shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase./Alsat-M/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img