01,12,2025

Elbasan, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim për 30 kg hashash

Must Read

Në pranga përfunduan Flori Kuqja, 35 vjeç, dhe Enver Dobra, 27 vjeç, nga fshati Shalës i Cërrikut, si dhe Fatos Serani, 37 vjeç nga Berati. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 27-vjeçari T.K. dhe 29-vjeçari Xh.K., që të dy banues në fshatin Shalës të Cërrikut.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja, ku u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa nga veprimet hetimore rezultoi se ajo i përket këtyre shtetasve. Tashmë ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./ Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img