12,07,2025

S’kanë fund protestat në Rumani, demonstruesit nuk janë të kënaqur

Must Read

Në kryeqytetin rumun janë mbledhur rreth 170.000 njerëz. Ata kanë brohoritur “dorëheqje, dorëheqje” dhe kanë valëvitur flamuj rumun.

Më pas, në njërën nga ndërtesat afër zyrës së kryeministrit, me anë të laserit është vizatuar harta e Rumanisë në të cilën shkruante “Jemi zgjuar”, shkruan lajmi.net.

Protestat janë organizuar edhe në rreth 70 qytete në mbarë Rumaninë, dhe në ato sipas vlerësimeve të policisë janë mbledhur rreth 330.000 njerëz.

Kryeministri rumun, Sorin Grideanu më herët ka deklaruar se e ka tërhequr vendimin për dekretin kontestues me të cilin shumë raste të korrupsionit dekriminalizoheshin, pra politikanët e korruptuar faleshin.

Ai ka thënë se nuk dëshiron ndarjen e vendit, duke ia hedhur fajin për konfuzion ministrit të Drejtësisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img