07,08,2025

“Vuçiq si Millosheviqi, Thaçi si Tugjmani”

Must Read

Lëvizje të rrezikshme nga ana e Serbisë, Jeremiq e sheh rastin e trenit duke shtuar se treni serb duhej të ndalej për të shmangur gjakderdhjen, transmeton lajmi.net.

“Sjellja e Vuçiqit dhe Thaçit na kujton sjelljen e Millosheviqit dhe Tugjmanit.  Ata thonë se po negociojnë mirëpo, prapa dyerve të mbyllura përqafohen, ndërsa kur shkojnë në shtëpi japin deklarata nxitëse dhe i rrapëllijnë armët”, ka thënë Vuk Jeremiq i cili konsiderohet kandidat për president të Serbisë.

Sipas tij, qeveria serbe është si mos më keq, pasi përbehet nga njerëz që nuk i meritojnë pozitat që i kanë.

“Ministrat e Vuçiqit me përjashtim të ndonjërit nuk janë adekuatë për postet e tyre. Mijëra njerëz si Misha Vaçiq marrin poste në qeverinë e Serbisë ndërsa të rinjtë e arsimuar lënë Serbinë. Më vjen turp kjo është një gjë e tmerrshme”, ka thënë Jeremiq.

Dialogun në mes Kosovës dhe Beogradit, ai e sheh si të vetmen mënyrë për t’i arritur çështjet e pazgjidhura, transmeton lajmi.net.

Mirëpo ai është i shqetësuar për serbët e Kosovës, pasi sipas tij personi i cili është caktuar për zgjidhjen e çështjes kombëtarë Misha Vaçiq nuk është i duhuri.

“Qeveria aktuale e Serbisë miratoi një vendim për Kosovën që të bëhet anëtare e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo nuk mund të kishte ndodhur pa pëlqimin e Serbisë. Kështu është kur vendimet merren me konsensus. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mundet vetëm unanimisht të marrë një vendim. Pas kësaj Kosova u bë anëtarëe e FIFA-s, UEFA-s mund të bëhet edhe pjesë e ndonjë organizate tjetër”, ka thënë Jeremiq. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img